
Raporti: Kanal10
Është zyrtarizuar marrëveshja për fillimin e implementimit të sistemit HomeroomHub në ShBA mes Illyrian ShPK dhe Texas Education Initiative. Kontrata e nënshkruar arrin vlerën e mbi një milliard dollarëve. Ndërsa, marrëveshja parasheh që shërbimet e kësaj platforme të ofrohen për të gjitha shkollat publike në ShBA duke filluar në Texas.
Të premten është zyrtarizuar marrëveshja për fillimin e implementimit të sistemit HomeroomHub në ShBA mes Illyrian ShPK dhe Texas Education Initiative.
Marrëveshja parasheh që shërbimet e kësaj platforme të ofrohen për të gjitha shkollat publike në ShBA duke filluar në Texas.
Kontrata në fjalë arrin vlerën e mbi një miliard dollarë.
Nga Illyrian ShPK kanë falënderuar të gjithë përkrahësit në Kosovë, ekipën Illyrian dhe në veçanti komunitetin shqiptaro-amerikan i cili thuhet se ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces.
Po ashtu kanë vlerësuar lartë prezencën e zëvendës Ambasadorit Bujar Maxhuni dhe përkrahjen nga Ambasada e Kosovës në Washington DC. / Kanal10