Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AGK: Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës

Gazeta10
10 December 2022 - 21:42

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të RTV Dukagjinit në veri ku në afërsi të gazetares Doruntina Bylykbashit ka shpërthyer një eksploziv, raporton Gazeta10.

AGK ka shprehur shqetësimin për rrezikun me të cilin janë duke u përballur ekipet e gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.

Tutje, AGK ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë punës së tyre.

Më tej, në njoftim thuhet se ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cila po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës. Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.