Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj për Kurtin e Osmanin: “Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur”

Gazeta10
10 December 2022 - 23:06

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas situatës në veriun e Kosovës, duke thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti po e dorëzojnë shtetin tani.

Limaj përmes një shkrimi ka thënë se Osmani dhe Kurti u futën në aventura politike duke e sfiduar shtetin.

“Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë. Ky është rezultati i politikave aventuristë e popullsitë. “Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur”. ( proverb e njohur nga populli ynë). Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq: Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!”, ka reaguar Limaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.