Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadori gjerman: Dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë të ndalet menjëherë

Gazeta10
11 December 2022 - 12:45

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan, duke thënë se dhuna ndaj EULEX-it dhe ofruesve tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë.

“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde, transmeton Klankosova.tv.

Ndaj këtij sulmi kanë reaguar edhe vetë misioni i EULEX-it, si dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.