Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Bërnabiq i reagon Kurtit: Ai po sheh si kërcënim thirrjet tona për zbatimin e marrëveshjeve

Gazeta10
11 December 2022 - 13:20

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke I thënë se po i sheh si kërcënim “thirrjet e vazhdueshme të Serbisë për paqe e stabilitet.

Madje, Bërnabiq ka thënë se Kurti po i sheh si kërcenim edhe thirrjet e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Ajo çfarë Albin Kurti i sheh si kërcënim janë thirrjet tona të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, dialog të hapur dhe sinqertë, dhe respektim dhe implementim të plotë të çdo marrëveshjeje të arritur deri më tash në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Serbia ka interes të veçantë për paqen dhe stabilitetin. Serbia respekton gjitha marrëveshjet e nënshkruara – konkretisht: Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e Washingtonit, por edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kartën e OKB-së. Këto janë vlerat e Kurtit: Marrëveshja e Brukselit – nuk ekziston; Marrëveshja e Ëashingtonit – nuk është valide, Rezoluta 1244 e OKB-së – kërcënim ushtarak ndaj Prishtinës; të drejtat njerëzore dhe sundimi i ligjit – ndalimi i serbëve nga votimi, konfiskimi i pronave dhe kërcënimi çdo ditë me forcë brutale. Kurti thotë: ‘Nuk duam konflikt, por dialog e paqe’, por është fakt se tash të gjithë përfshirë edhe përkrahësit e tij më të mëdhenj nga BE-ja dhe SHBA-ja e shohin se për çfarë qëndron ai, dhe cilat janë vlerat e tij – e ato nuk janë as paqe e as stabilitet. Sërish, pavarësisht sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit dhe politikave luftnxitëse, bëjë thirrje për qetësi dhe më tepër qetësi dhe durim. Gjitha protestat duhet të jenë paqësore e demokratike. Ne duhet të mbrojmë gjënë e vetme të rëndësishme për të gjithë: paqen. Paqja do të mbizotërojë dhe Kurti do të dështojë”, ka shkruar Bërnabiq.

Reagimi i Bërnabiqit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Kurti, ka akuzuar Bërnabiqin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kërcënim me agresion ushtarak.Vuçiq e Bërnabiq kanë thënë se do të kërkojnë që të kthehen 1000 ushtarë serbë në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.