
Një tjetër projekt i ri muzikor ka ardhur nga këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi-Fifi.
Këngëtarja nga Ferizaj ashtu siç kishte paralajmëruar ka lansuar këngën me titullin “Kujna ja ke lon”.
Producent i projektit është Fatjon Miftari, teksti u shkrua nga vet këngëtarja teksa masterizimi u bë nga Johan Bejerholm.
Kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip për të cilën u përkujdes produksioni Imagine.
Kujtojmë që kjo këngë erdhi pak ditë pas bashkëpunimit që këngëtarja solli me Tribal “Trauma”./Gazeta10