Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një mobilieri përfshihet nga zjarri në Podujevë

Gazeta10
12 December 2022 - 10:20

Një mobilieri është përfshirë nga zjarri në fshatin Peran të Podujevës, raporton Gazeta10.

Mobilieria gjendej në katin e sipërm të një pompe derivatesh.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e cila ka thënë se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe  policia të cilët po merren me rastin.  Zjarri është lokalizuar, nuk ka  persona të lënduar”, tha Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.