Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për deklaratën e Haradinajt: E gërditshme – A u shërbeu edhe ai forcave serbe?

Gazeta10
12 December 2022 - 18:42

Aktivisti i VV-së, Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se kryeministri Kurti, duke refuzuar rrugën amerikane, poi  shërben interesave ruse e serbe.

Krasniqi këtë deklaratë e ka quajtur të gërditshme nga një komandant i UÇK-së, shkruan Gazeta10.

“Familja Haradinaj që për mua është tepër e shenjtë, i ka sulmuar forcat serbe më 1998. A ju ka shërbyer Serbisë a? Jo. Ne e dimë nëpër çfarë periudhe kemi kalu. Serbët sulmojnë institucionet e shkaktojnë dëme. Për mua është tepër e gërditshme me thënë një komandant i UÇK-së me deklarua ashtu. Nëse ai vërtetë e mendon kështu, atëhere hajde ta rrëzojmë këtë Qeveri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.