Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

O’Brien kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
13 December 2022 - 10:16

Këshilltari i Sigurisë së SHBA-së, Robert O’Brien, ka thënë se SHBA duhet të ndërhyrë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kërkohet një ndëhyrje serioze e SHBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces.

O’Brien ka ctituar ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Këtu keni postimin e tij.

“Kur ish i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Riochard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta marrin parasysh. Kërkohet ndërhyrje serioze e ShBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces paqeje”, ka shkruar O’Brien.

Derisa Grenell, vetëm një ditë më parë është shprehur: “Ftoj evropianët që të ndryshojnë drejtim të strategjisë për Kosovën dhe Serbinë. Ata nuk janë duke ndihmuar për krizën në Ballkan –  ata po e përkeqësojnë atë duke bërë ndërhyrje të njëanshme dhe jo të rregullta”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Grenell kishte thënë se BE është duke gabuar në strategji dhe se ata janë duke ndihmuar krizën në ballkan.

Këtu keni statusin e tij:

U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë drejtimet e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata NUK po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga Haga”, kishte shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1602059743471673345

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.