Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bardhecaj nga veriu: Situatë e qetë, KFOR-i prezent në Rudar

Gazeta10
13 December 2022 - 18:14

Situata në veri të vendit, aktualisht është e qetë, ka raportuar kështu nga fshati Rudar i Zveçanit, gazetarja e Kanal10, Gresa Bardhecaj, në një lidhje direkte në emisionin Info10.

Ajo ka treguar se tash e katër ditë, vazhdojnë ende të qëndrojnë barrikadat e vendosura nga serbët lokal në pikat kufitare që shpiejnë për në Serbi, shkruan Gazeta10.

Tutje, Bardhecaj ka theksuar se përgjatë rrugës që shpie në fshatin Rudar, nuk është vërejtur qarkullim i banorëve dhe automjeteve në këtë pjesë të vendit.

“Jemi në fshatin Rudar, rrugë e cila të shpie në Jarinjë dhe Bërnjak. Nga ajo çfarë kemi parë, situata aktualisht është e qetë. Përgjatë rrugës derisa kemi ardhur në këtë fshat, nuk kemi parë qarkullim të njerëzve dhe automjeteve në këtë pjesë. Në hyrje të barrikadave janë vendosur njësitet e KFOR-it, por jo edhe ata të EULEX-it. Dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndajnë Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të jenë të mbylluara tash e katër ditë”, tha gazetarja Bardhecaj në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.