Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Profesori Kraki kërcënohet pasi doli kundër deklaratës së Kurtit për shaminë

Gazeta10
13 August 2022 - 12:04

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, thotë se ka marrë ofendime e kërcënime pasi doli hapur ndaj deklaratës së Kurtit që vajzat e moshës mbi 16 vjeç të bartin shaminë në shkolla, raporton Gazeta10.

Nezir Kraki dje tha se Kurti gaboi kur deklaroi se pragu për mbulesë duhet të jetë 16 vjeç dhe të njëjtën e bëri për vota.

Ai në një postim në Facebook thotë se kombi shqiptar duhet t’i nxjerrë me ‘jashtëqitje’ ata që vërshojnë Facebook-un me shpata në dorë e me gurë në çanta.

“Dhe te gjitha keto komitat mesjetare qe vershojne fejsbukun me shpata ne dore e me gure ne çanta per denime sheriatike, jane ndytesirat me te poshtra qe ka populli yne. Kur shoh gjithe dhunen dhe egersine qe del nga kafkat e tyre te mbushura me hurme, e kuptoj edhe me mire origjinen e barbarise qe ndodhe ne vendet qe keta i kane si model. Keto bisha bejne qe islami te duket fe e dhunes dhe e terrorit. Prandaj, kombit shqiptar i duhet nje « jashtqitje » gjigante per t’i nxjerre nga trupi keta barbarë qe vajzat e reja i shohin si objekt seksi dhe si prone private derisa vet rreshtohen e jargiten si derra terrasave me makiato duke i shiku ato qe s’kane shami”, ka shkruar ai.

Kraki u ka kërkuar komentuesve që të mos i dërgojnë mesazhe kërcënuese dhe ofenduse. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.