Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe AAK e bojkoton fjalimin vjetor të Osmanit, thotë se është në agjendë të kryeministrit

Gazeta10
15 December 2022 - 9:58

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë fjalimin vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se Osmani ka dështuar t’i përmbush obligimet e saj.

Më tej, thuhet se Osmani është në funskion të agjendës së kryeministrit Kurti.

Përpos AAK-së edhe Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në këtë seancë.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.