Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidentja Osmani godet Thaçin: Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar

Gazeta10
15 December 2022 - 12:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor, ka sulmuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ka përmendur të arriturat e saj, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se Kosova ka politikë të jashtme, ndryshe nga si po thuhet, por nuk ka më lobime për ndyrshim kufijsh dhe agjenda për të shtyrë përprara interesat puro individuale.

“Kosova nuk ka politikë të jashtme po thonë ca zëra, natyrisht që Kosova ka politikë të jashtem. Në fakt, më në fund, Kosova ka politikë të jashtme, por po ju tregojë, se cfarë nuk ka Kosova tani, nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagaesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtirme me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesave individuale”, ka thënë më tej Osmani.

Më tej, ajo ka thënë se sidat aktuale të politikës së jashtme janë të mëdha meqë gabimet në të kaluarën kanë qenë të mëdha.

“Koha e tregtarëve të kufijëve ka perënduar njëherë dhe përgjithmonë. Sfidat e politikës së jashtme natyrisht që janë të panumërta sepse gabimet e së kaluarës kanë qenë në përmasa të mëdha”, ka thënë ajo.

Këtë seancë po e bojkoton Partia Demokratike të Kosovës e cila ndër të tjera e ka cilësuar Osmanin si të dështuar dhe përçarëse.

Po ashtu, kjo seancë po bojkotohet edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kanë konsideruar atë si të dështuar dhe në anën e kryeministrit Albin Kurti.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.