Ka vdekur gruaja e cila u aksidentua javën e kaluar së bashku me vajzën e saj në Obiliq.
Viktima N.B ka vdekur në orët e para të mengjesit të sotëm, kështu kanë bërë të ditur edhe familjarët edhe zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën Hasan Prishtina në Obiliq.”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta10.
Viktima sipas njoftimit të familjarëve do të varroset sot, raporton Gazeta10.
Ndërsa vajza 13-vjeçare është ende duke vazhduar trajtimin e saj në spital./Gazeta10