Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Josep Borrell sot i informon liderët e BE-së për tensionet në Kosovë

Gazeta10
15 December 2022 - 12:45

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, tha se sot në samitin në Bruksel do t’i informojë liderët e BE-së për tensionet në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Ju e dini se ditët e fundit kemi pasur shumë tensione në veri të Kosovës. Unë kam dërguar përfaqësuesin tonë special Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. Do të takoj liderët për situatën dhe do të përpiqem ta qetësoj situatën dhe të kthehem në dialog. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha diplomati spanjoll para takimit të sotëm.

Ai theksoi se është me rëndësi absolute që të ndalen trazirat, të hiqen barrikadat, të kthehet qetësia dhe diskutimi, siç tha ai, “për propozimin që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme dhe koherente për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Borell njoftoi gjithashtu se liderët pritet të konfirmojnë statusin e kandidatit të Bosnjë-Hercegovinës.

“Kjo duhet të jetë një mundësi e mirë për udhëheqësit e BiH që të punojnë në reforma,” tha Borell dhe shtoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për atë vend dhe gjithë rajonin.

Liderët e BE-së do të takohen sot në Bruksel, ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë, çështjet që lidhen me energjinë dhe ekonominë, sigurinë, mbrojtjen, marrëdhëniet me jashtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.