
Në dokumentarin “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”,” prodhim i Opinion TV Klan dhe Albaian Post i cili është transmetuar në mediat shqiptare, flitet në detaje kur u hap zyra e Gjykatës Speciale në Beograd dhe kush e udhëhoqi atë.
“Zyra e Gjykatës Speciale në Beograd – kur u hap dhe kush e udhëhoqi atë?
Beogradi duket të ketë qenë një adresë e rëndësishme për Gjykatën Speciale. Bashkëpunimi
mes tyre ishte realizuar edhe përmes një zyre që Prokuroria e Specializuar del se e kishte në
kryeqytetin e Serbisë, që nga viti 2016. Ky fakt ka habitur ekipet mbrojtëse në Hagë, dhe avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në një seancë statusore ishte deklaruar për këtë çështje. “Zyra e Prokurorit të Specializuar ka një zyrë në Beograd. Nuk kanë zyrë në asnjë vend tjetër. Ata po bashkëpunojnë me autoritetet serbe… Ata janë në linjë me entitetet serbe si pjesë e hetimit të këtij rasti. Unë nuk mendoj se ata kanë zyrë në Prishtinë. Por, ata kanë zyrë në Beograd”, ka thënë Kehoe. Prokurori Matt Halling, në reagimin e tij, ka mohuar ekzistimin e një zyre të saj në Beograd. “Për të korrigjuar të dhënat, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka një zyrë në Beograd. Vetëm deshëm ta bëjmë këtë të qartë”, ka thënë ai” thuhet në dokumentar.
Dokumentari sjell detajet e tjera në vijim:
Por, cila është e vërteta?
Dokumentari “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”,
i prodhuar nga Opinion / TV Klan dhe Albanian Post, sjell fakte që dëshmojnë ekzistencën e
zyrës në Beograd të Prokurorisë së Specializuar.
Në një takim në Beograd me Prokurorin e Specializuar David Schëendiman, Ivica Dacic, si
Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, në vitin 2016, ishte zotuar se do të
siguronte mbështetje logjistike dhe ligjore, përfshirë krijimin e një Zyre Ndërlidhëse të
Prokurorisë së Specializuar në Beograd.
“Krijimi i Gjykatës është një përmbushje e kërkesave të Republikës së Serbisë për të ndjekur
penalisht krimet e kryera kundër serbëve gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi… Pritet mbështetje
për hapjen e zyrës së Prokurorit të Specializuar në Beograd dhe qasje në dokumente dhe
dëshmitarë përkatës”, thuhej në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, në nëntor
2016.
Një diplomat slloven, Damijan Sadar, kishte shërbyer si Shef i Zyrës Ndërlidhëse të
Prokurorisë së Specializuar në Beograd deri në mesin e vitit 2019. Më pastaj, ai ishte emëruar
Ambasador i Sllovenisë në Bosnje dhe Hercegovinë. CV e tij në faqen zyrtare të Ambasadës
tregon se ai kishte qenë Shef i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar në Beograd.
Po ashtu, një konkurs ishte shpallur për disa pozita për Dhomat e Specializuara, njëra ndër të
cilat ishte edhe një pozicion për Shef të Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.