Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Me 22 dhjetor shqyrtohet Projektligji për paga dhe për zyrtarët publikë

Gazeta10
15 December 2022 - 18:54

Kuvendi i Kosovës me 63 vota për ka miratuar mocionin për shmangien nga afatet procedurale të parapara për Projektligjin për paga dhe atë për zyrtarët publikë, pa përkrahjen e opozitës. Kësisoj, dy projektligjet do të shqyrtohen në lexim të dytë të enjten e 22 dhjetorit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se qëllimi është që dy projektligjet të miratohet gjatë vitit 2022, ndërsa pagat me koeficientet e rinj të dalin në shkurt të vitit 2023.

Ndërsa nga partitë opozitare këtë mocion e kundërshtuan në Kuvend.

“I tërë ky propozim është që t’i japim mundësi administratës shtetërore që në afat të mirëfilltë dhe sipas kërkesës së punëtorëve shtetëror të procedohen pagat deri në muajin shkurt 2023 me koeficientet e rinj”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.