Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ganimete Musliu: E tmerruar nga vendimi i Speciales për Salih Mustafën

Gazeta10
16 December 2022 - 10:50

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se është e tmerruar nga vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën.

Ky reagim i saj vjen pasi Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta10.

“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime”.

“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajë kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit tim”.

“Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastër, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.