Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kyçja e rrezikshme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (VIDEO)

Gazeta10
16 December 2022 - 17:55

Raporti: Valdet Ajazi

Banorët në rrugën “Shotë Galica” në Vushtrri, tash e disa vjet po kërkojnë vendosjen e semaforëve, pasi qasja në magjistralen Prishtinë-Vushtrri paraqet rrezikshmëri të lartë. Banorët kanë thënë se në atë pjesë kanë ndodhur edhe aksidente me fatalitet. Kanë akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës për anulimin e projektit për semaforët. Komuna dhe ministria ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë për të ofruar zgjidhjen më të mirë.

Kyçja në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, për banorët në rrugën “Shotë Galica” të Vushtrrisë vazhdon të jetë e rrezikshme.

Sipas banorëve, ndër vite kjo rrugë ka sjell aksidente përfshirë edhe ato me fatalitet.

Përveç peticionit, banorët edhe kanë organizuar protesta pasi që sipas tyre, projekti për vendosjen e semaforëve aty është anuluar nga Ministria e Infrastrukturës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë në procedura se si të bëhet zgjidhje nëpër disa zona të Komunës së Vushtrrisë.

Për kërkesat e banorëve, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka thënë se kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe se po shqyrtojnë zgjidhjen më të mirë.

Banorët kanë paralajmëruar protesta edhe para Komunës së Vushtrrisë, nëse nuk bëhet zgjidhje për ta.

Një muaj pas raportimi të Kanal 10 janë vënë edhe gurthemelet e semaforëve në rrugën “Azem e Shotë Galica” ose ndryshe si e patën titulluar qytetarët edhe si “Magjistralja e Vdekjes”. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.