Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Pejës që “Nuk e duan”shiun (VIDEO)

Gazeta10
16 December 2022 - 18:09

Raporti: Saranda Alshiqi

Vërshimet nga reshjet e shiut në Pejë, telashe u kanë nxjerrë banorëve edhe në infrastrukturë. Sipas tyre, pavarësisht intervenimeve që po kryejnë me mjete vetanake, zgjidhje është asfaltimi i rrugës. Mirëpo, sipas komunës, rruga është në pronë private, për të cilën përgjegjësinë e bartin banorët, pasi pengojnë procesin e realizimit të punës.

Çdoherë pas reshjeve të shiut, kjo është pamja që merr rruga “Marie Shllaku” në Pejë.

Banorët thonë se pavarësisht intervenimeve me mjete vetanake, sipas tyre, gjendja e rrugës po mbetet e rënduar.

Ata thonë se gropat e thella që krijohen, bëjnë që mezi që kalojnë edhe veturat e banorëve të lagjes.

Si zgjidhje të vetme, sipas tyre, është asfaltimi i rrugës.

Për këtë gjendje, banorët thonë se komuna është në dijeni, por nuk është bërë zgjidhje.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri  ka thënë se komuna e ka të vështirë zgjidhjen e këtij problemi, pasi rruga është pronë private.

Kjo rrugë, që gjendet në afërsi të qendrës së Pejës, ka rreth 10 shtëpi banimi. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.