Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Policia e Kosovës nuk ka lista për të arrestuar ish-policë, Serbia po dezinformon

Gazeta10
16 December 2022 - 20:01

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka lista për të arrestuar ish-policë dhe se Serbia është duke dezinformuar, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Beogradi po dezinformon për të arsyetuar veprime kriminale.

Më tej, më tej, ka kërkuar që barrikadat të hiqen menjëherë dhe se normaliteti në veri duhet të kthehet.

Tutje, ai ka thënë se Policia e Kosovës do të jetë vigjilente në ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e krimit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Fushata dezinformuese e Beogradit për të arsyetuar veprimet kriminale nuk ka të ndalur.

“Lajmet” e porositura se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët, si pjesë e orkestruar e fushatës dezinformuese, po përdoren si mjete për të arsyetuar pretendimet e hapura territoriale të Serbisë, barrikadat dhe për të frikësuar qytetarët tanë serb. Nuk ka lista të tilla. Ne nuk përpilojmë aso listash. Në Republikën tonë demokratike, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit.

Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë.

Policia e Kosovës do të zbatojë urdhrat e organeve të drejtësisë dhe do të vazhdojë të jetë vigjilente në ruajtjen e sigurisë publike dhe luftimin e krimit në çdo kohë”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.