
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, do të vrapohet në sheshet e Prishtinës, raporton Gazeta10.
“Vrapo Babadimër” do të fillojë me 25 dhjetor nga sheshi “Geogre Bush” deri tek ai në Skendërbeu”.
Të gjitha mjetet e këtij aktiviteti do të shkojnë për familjet në nevojë si dhe për fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër
Më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, ju presim të gjithëve të vrapojmë së bashku me kostume
nga
sheshi “George Bush” deri tek
sheshi “Skënderbeu”, për tu kthyer më pas në pikën e nisjes.
Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”.
Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë
Faleminderit Jusuf për ftesën e dhuratën, mezi presim t’i bashkohemi iniciativës
#prishtinaepërjetimeve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10