Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lokali me qira “Strehë” për pensionistët (VIDEO)

Gazeta10
17 December 2022 - 19:14

Raporti: Saranda Aliu

Pensionistët e Ferizajt për më shumë se 3 vjet  po presin ndërtimin e Qendrës së të Moshuarve, e cila u ishte premtuar pas rrënimit të objektit që e kishin. Ata thonë se kushtet e lokalit në të cilin po qëndrojnë me qira, janë të vështira. Nga Komuna e Ferizajt kanë thënë se qeveria nuk i ndihmoi, por tani kanë ndarë 2 milionë euro për ndërtimin e objektit, i cili nuk pritet të kryhet deri më 2026.

Kjo është pajisja e vetme që i mban ngrohtë gjatë dimrit, por jo edhe kur ndalet rryma.

Madje, faturat i paguajnë vetë ata.

Pensionistët e Ferizajt, detyrohen të qëndrojnë në një lokal me pak metra katrorë, qiranë e së cilit ua paguan komuna.

Për shkak të projektit “Bashkimi i Qytetit”, objektin që e kishin ua rrënuan, për ta ndërtuar një tjetër në periferi të qytetit, por më shumë se 3 vjet as që kanë nisur punimet.

Pensionistët druajnë se nuk do ta gëzojnë ndërtimin e tij.

Nga komuna e Ferizajt kanë thënë se tashmë kanë ndarë 2 milion euro për ndërtimin e Qendrës së të Moshuarve, derisa kanë treguar arsyet e zvarritjes së këtij projekti dhe mospërkrahjen nga qeveria.

Televizioni ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me projektin në fjalë, por që nuk janë përgjigjur.

Rreth 50 pensionistë të Ferizajt kalojnë kohën në këtë lokal me qira.  / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.