Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Hekurudha Fushë Kosovë-Mitrovicë  i paraprinë zhvillimit ekonomik

Gazeta10
19 December 2022 - 12:12

Në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10 hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti tha se rehabilitimini kësaj hekurudhe i paraprin zhvillimit ekonomik, si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe Evropën.

Kurti tha se modernizimi i linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024/2025.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit… Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Në linjën Fushë Kosovë- Mitrovicë, qarkullimi i trenave do të ketë shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.