Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vendosen kamerat e sigurisë në shkollat e Prishtinës

Gazeta10
19 December 2022 - 14:08

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në shkollat e Prishtinës.

Musmurati ka thënë se plani për siguri në shkolla ka filluar të jetësohet.

“Plani për siguri në shkolla ka filluar të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. #BashkëeNdreqim”, thuhet në postim.

Kujtojmë se para disa muajve komuna e Prishtinës vendosi kamera edhe në hapësirat publike për të rritur sigurinë. Kjo erdhi pas rastit të dhunimit të një vajzë të miture në parkun e lagjës Arbëria./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.