
Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10
Janë bërë 10 ditë që këto barrikada kanë zënë vend në rrugët e veriut të Kosovës.
Derisa, qarkullimi vazhdon të jetë pothuajse i pamundur edhe për këmbësorë, disa nga banorët e fshatit Rudarë po duhet të kalojnë me vështirësi edhe përmes tyre.
Pavarësisht që gjendja është e qetë, shqiptarët që jetojnë në veri thonë se çdo gjë është e pritur për ta.
Disa u shprehën se ndihen më të sigurt me praninë e policëve në këtë zonë.
Lagjet në veri të vendit vazhdojnë të jenë të monitoruara nga Policia e Kosovës dhe nga pjesëtarët e KFOR-it e njësitet e EULEX-it.
Derisa rrugët e komunave veriore të Kosovës që nga 10 dhjetori i këtij viti vazhdojnë të jenë të bllokuara duke bërë të mbyllen dy pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.