Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Më ktheni dinarët”, letra e rrallë e shqiptarit nga Mitrovica pasi u strehua në Shqipëri në vitet 60-ta

Gazeta10
20 December 2022 - 14:03

Studiuesi i njohur shqiptar, Kastriot Dervishi ka publikuar letrën origjinale të një emigrant politik nga Kosova në Shqipëri në vitet 60-ta.

Sokol Hasani nga fshati Broboniq i Mitrovicës i lutet për dicka interesante Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, t’ia kthej paratë.

“Më ktheni dinarë. Sokol Hasani nga një fshat i Mitrovicës erdhi në Shqipëri më 1.1.1960 dhe kërkoi strehim politik. Menjëherë u dërgua te “shtëpia e madhe” në Shijak, vendi ky kryhej “krehja” e parë e kosovarëve. Më pas sigurisht u degdis në Çermë për një jetë më të keqe. Duhej ta preknin e ta shihnin sa e mirë ishte Shqipëria e bacë Enverit, për ta besuar. Sigurisht ishte krejt ndryshe nga ajo që ua shiste propaganda. Mirë që i trajtonin kështu, por u merrnin edhe paratë që kishin me vete. Bashkëlidhur letra e datës 31.3.1960 drejtuar Degës së Refugjatëve në Kryeministri. Nga Çerma sigurisht”, ka shkruar Dervishi.

Kjo është letra origjinale

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.