Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj ndan medalje për ushtarakët e dalluar të FSK-së, u uron suksese në të ardhmen

Gazeta10
20 December 2022 - 15:13

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, u ka ndarë medalje ushtarakëve të dalluar të FSK-së, e ku ndër të tjera u ka uruar suksese në të ardhmen, raporton Gazeta10.

Mehaj ka përmendur secilin ushtarak të cilëve ua ka ndarë medaljet.

Më tej, ai ka thënë se medalje u ka ndarë edhe disa zytarëve që punojnë në FSK.

Mehaj ka shprehur mirënjohjen e lartë për shërbimin e tyre institucional dhe partriotik.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot pata kënaqësinë që, bazuar në autorizimin tim zyrtar dhe referuar në Rregulloren për Medalje dhe Mirënjohje, të ndajë medaljet dhe mirënjohjet për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2022.

Me medalje “Shërbim i Shquar”, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë, dekorova: nënkolonel Fadil Sahitin, major Remzi Bushin, major Fatmir Lamin, major Manushaqe Nurën, kapiten Arlind Bajramin, kapiten Gëzim Avdiun, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupi, rreshter master, Faik Kurtishi, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashota, rreshter shtabor Blerim Teraku, rreshter shtabor, Naim Berisha, rreshter shtabor Nazif Latifi, rreshter Marigona Haxhiu, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimi.

Me “Mirënjohje” për kontributin e dalluar të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, dekorova: zv. Shefin e Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Abazi, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllani, shefin e sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmeti, zyrtaren e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajrami, ligjëruesin e QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahu, zyrtaren ligjore të SHPFSK-së, Albana Çeku dhe zyrtarin e administratës të SHPFSK-së, Luan Trepça.

Shumë urime për të gjithë e suksese edhe në të ardhmen në karrierën profesionale e institucionale!

Mirënjohje e lartë për shërbimin institucional e patriotik!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.