Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në Vushtrri promovohet platforma për regjistrimin e diasporës

Gazeta10
20 December 2022 - 20:12

Raporti: Arbenita Ilazi/ Kanal10

Në Qendrën e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri është bërë promovimi i platformës për regjistrimin e diasporës vushtrriase. Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se shpreson që tani e tutje të rriten edhe më shumë investimet. Ai ka deklaruar se platformë do të shërbejë si urëlidhëse mes investitorëve të jashtëm dhe komunës.

Komuna e Vushtrrisë ka bërë promovimin e platformës për regjistrimin e diasporës Vushtrriase.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se shpreson që përmes kësaj platforme, do të rriten edhe më shumë investimet.

Me rastin e promovimit të platformës, Idrizi ka thënë se e njëjta do të shërbejë si urëlidhëse mes investitorëve të jashtëm dhe komunës.

Programeri Liridon Kastrati ka treguar se s’i do të funksionojë kjo platformë.

Ndërsa, Ferit Azemi bashkatdhetarë, derisa mirëpriti promovimin e platformës, u shpreh i gatshëm që të investojë në Kosovë.

Promovimin e kësaj platforme e përcollën një numër i madh i bashkëatdhetarëve, të cilët premtuan investime në Komunën e Vushtrrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.