Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL e UÇK-së mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale

Gazeta10
20 December 2022 - 20:19

Raporti: Gresa Bardhecaj/ Kanal10

Organizatat e dala nga lufta do të mbështesin dhe do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar dënimit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mutafa, i cili u dënua me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale.

Sipas njohësve të drejtësisë, të dënuarit nga kjo gjykatë do të transferohen në tjetër shtet në vuajtje të dënimit.

Protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate kundër dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, do të mbështetet edhe nga organizatat e dala nga lufta.

Faton Klinaku nga OVL-UÇK u ka bërë thirrje veteranëve dhe invalidëve të luftës të jenë pjesëmarrës në protestën e së shtunës.

Ani pse dënimet nga Gjykata Speciale shqiptohen në Hagë, të akuzuarit nga ky institucion do të transferohen për të vuajtur dënimin në një shtet tjetër.

Ende nuk dihet se në cilat vende do të bëhet vuajtja e dënimit, por potencialisht mund të jenë shtetet që e financojnë këtë gjykatë dhe që sipas avokatit Artan Qerkini garantojnë zbatimin e të drejtave të njeriut pas ekzekutimit të vendimit.

Derisa, edhe sipas Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, një gjë e tillë është e rregulluar me ligj dhe për këtë vendos kryetari i gjykatës.

Ndryshe, të premten, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, aktgjykim ky që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.