Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Futbollistët e kombëtares së Marokut priten si heronj në vendin e tyre

Gazeta10
20 December 2022 - 21:47

Kombëtarja e Marokut ishte një ndër suprizat më të bukura në Botërorin e Katarit. “Luanët e Atlasit” zhvilluan një turne fantastik dhe mbërritën deri në fazën gjysmëfinale, si asnjë tjetër kombëtare afrikane në një Kupë Bote.

Djemtë e Ëalid Regragui e mbyllën Botërorin në vend të katërt, duke i dhuruar emocione të paharrueshme popullit maroken. Kombëtarja ka mbërritur sot në kryeqytetin e Rabatit dhe është pritur nga një turmë e madhe njerëzish.

Tifozët janë krenarë me ekipin e zemrës dhe mijëra kanë mbushur rrugët e Rabatit për të përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kanë parakaluar me një autobus të hapur nën entuziazmin e tifozëve të zjarrtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.