
Situatë e qetë dhe me qarkullim të zakonshëm të qytetarëve e automjeteve, është paraqitur gjendja aktuale në veri të Mitrovicës.
Nga Lagja e Boshnjakëve, gazetarja e Kanal10, Bleona Dallaveraj në një lidhje direkte në Info10, ka thënë se kjo zonë është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës.
Teksa ka shtuar se edhe rruga ku ndodhi shpërthimi i fundit gjatë natës së mbrëmshme, vazhdon të jetë e qetë, shkruan Gazeta10.
“Jemi në Lagjen e Boshnjakëve, lagje kjo e banuar me qytetarë shqiptarë dhe e rrethuara me lagjet tjera që janë me qytetarë serb. Kjo lagje nuk është se ka gjetur qetësi totale, pasi herë pas herë janë hedhur shok-bomba dhe mjete tjera në drejtim të ekipeve të gazetarëve dhe atyre të Policisë së Kosovës. Aktualisht në këtë lagje situata është e qetë. Në rrugën ku janë të vendosura patrullat e policisë, serbët nga kjo anë po dalin dhe po i sulmojnë gazetarëet. Në këtë lagje, ka lëvizje të zakonshme të qytetarëve dhe automjeteve, tha gazetarja Dallaveraj në Info10./Gazeta10