
Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal 10
Në prag të përfundimit të vitit 2022, shumë institucione përgatisin programe të ndryshme. Një program tërheqës dhe interesant e ka organizuar edhe American School of Kosova. Nxënësit kanë pasur mundësi të këndojnë e të interpretojnë në instrumente të ndryshme muzikore.
Kjo është pamja që ka marr American School of Kosova me rastin e festave të fundvitit.
E kur po afrohet përmbyllja e 2022-tës, kjo është shoqëruar me një program me shumë muzikë e interpretime të ndryshme.
Atmosferën e krijuar patën mundësi ta ndjekin edhe prindërit, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në këtë shkollë.
Mësuesja e muzikës, Blerinë Zeka tha se pavarësisht se realizimi i programit për fundvit ka qenë sfidues, prindërit dhe fëmijët jenë ndarë të kënaqur.
Nxënësja Bena Ahmeti tha se ajo dhe shokët e saj janë ndarë shumë të kënaqur me programin e fundvitit.
Drejtuesit e American School of Kosova e kanë vlerësuar vitin 2022 si të suksesshëm, duke u zotuar se me përkushtim e profesionalizëm do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.