Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zelensky i dhuron Joe Biden një medalje ushtarake nga një ushtar ukrainas në Bakhmut

Gazeta10
22 December 2022 - 0:00

Presidenti ukrainas tha se një kapiten me të cilin takoi dje në qytetin lindor i kërkoi atij t’ia jepte medaljen e tij ushtarake Presidentit të SHBA duke e quajtur atë “trim”.

Zelensky ia dorëzoi medaljen Presidentit i cili e quajti dhuratën nderë të madh.

“Oh Zot të dua… E pamerituar por shumë e vlerësuar,” shtoi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë u prit nga presidenti amerikan Joe Biden.

Kjo është vizita e parë e Zelensky jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën. 

I veshur me një pulovër ushtarake, Zelensky pozoi për gazetarët nën diellin e dimrit, i rrethuar nga Jill dhe Joe Biden, të cilët e përqafuan atë.

“Populli amerikan qëndron me krenari me popullin ukrainas”, tha Biden, duke shtuar se SHBA-ja “mbështet ndjekjen e Ukrainës për një paqe të drejtë”.

Dy liderët do të zhvillojnë bisedime private dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.