
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu teksa ka akuzuar organet e shëndetësisë për rastin e foshnjes së vdekur që dyshohet se ishte futur në rrobalarëse, ka kërkuar dorëhejqjen e kryeministrti Kurti, nga pozita e kreut të Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë.
Haxhiu në Info10, tha se për raste të tilla, Kurti në kohën sa ishte opozitar organizonte edhe protesta duke kërkuar dorëheqje të krerëve të institucioneve, shkruan Gazeta10.
Ai tha se shëndetësia nuk është vetëm privilegj, që të merren pozita dhe të shëtitën me 10-15 truproja, por që sipas tij, është përgjegjësi.
“Sot ia kërkoj dorëheqjen kryeministrtit Kurti, si kryetar i Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, aty ku edhe ka emëruar vetën në pozitën e ministrit të Shëndetësisë. Ai e ka marrë përgjegjësinë me udheëheq këtë sektor, drejt reformave dhe llogaridhënies. Derisa ai është kryetar i kosmisionit, do të duhej të jeptë dorëheqje nga kjo pozitë. Sot të paktën do të duhej të kishte një reagim, një llogaridhënie. Për raste të tilla, Kurti sa ishte opozitar organizonte protesta. Nuk është shëndetësia vetëm privilegj, me marrë pozita, me u shëtit me ka 10-15 truproje, por është edhe përgjegjësi”, tha Haxhiu në Info10.
Ndërsa, ka përmendur rastin në Spitalin e Pejës, ai akuzoi krerët e SSHKUK-së që sipas tij, kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë një skandal të tillë duke mos reaguar me kohë, por tek pas publikmit nëpër media.
“Organet e SSHKUK-së, e kanë mbajtur të heshtur këtë rast. Vetëm kur mediat kanë raportuar ata kanë nisur të reagojnë. Se si janë përpjekur ta mbajnë të fshehur një rast kaq sensitive dhe makabër dhe të mos kërkohet llogaridhënie para se mediat ta bëjn publike këtë rast. Vetëm 8 më pas, patën reagime. Derisa rasti kishte ndodhur, një ditë më pasë kishte qenë në vizitë në Spitalin e Pejës, drejtoresha e SSHKUK-së, dhe s’kishte reagim. Pra, u tentua që të mbahet i fshehur ky rast. Të paktën do të duhej të kishte dorëheqje morale nga drejtuesit e SSHKUK-së”, tha Haxhiu. /Gazeta10