Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanal10 me raportim direkt nga veriu: Situatë e qetë, shihen forca të shtuara të KFOR-it

Gazeta10
22 December 2022 - 17:55

Janë bërë trembëdhjetë ditë prej kur janë vendosur barrikada në veri të vendit nga serbët lokal.

Krejt kjo filloj si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq,  i cili dyshohet për organizimin e sulmit të zyrave të KQZ-së në veri të vendit, raporton Gazeta10.

Megjithatë pas barrikadimit të veriut, kërkesat e serbëve ndryshuan, nga kërkesa për lirimin e policit të arrestuar, ditë më parë presidenti serb Vuçiq deklaroi se barrikadat nuk do të largohen pa nodhur themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Aktualisht atje në veriun e bllokuar nga barrikadat po qëndron gazetarja e Kanal 10, Viola Korça, e cila ka thënë se situata është e qetë  tani pas protestës së mbajtur nga 1500 serbë pak orë më parë, por që shihen edhe forca të shtuara të KFOR-it.

“Aktualisht jemi në fshatin Rudarë tek barriakada më e madhe  e krijuar nga serbët lokal tash e 13 ditë. Gjatë ditës ka pasur këtu një protestë nga serbët, sipas tyre kundër deklaratave të kryeministrit Kurti. Portesta filloj e qetë dhe pa incidente fatmirësisht. Protesta filloj në orën 12:00 dhe përfundoj në orën 13:00, ku serbët u shpërndanë dhe tani situata është e qetë dhe pa ndonjë lëvizje të madhe të qytetarëve përveç serbëve të cilët banojnë këtu. Sipas policisë në këtë protestë ishin pjesëmarrës 1500 persona, por vlen të theksohet se gjatë protestës u shtua numri i pjesëtarëve të KFOR-it për ta monitoruar situatën dhe pasur më në kontroll situatën. Edhe tani mund të themi se ka më shumë njësi të KFOR-it këtu, sepse zakonisht këtu kanë qëndruar vetëm dy vetura të KFOR-it por tani aktualisht janë 4 vetura që po monitorojnë sigurinë në këtë vend.”, ka raportuar gazetarja e Kanal10 Viola Korça.

Sot në veri protestuan serbët të cilët shpalosën një flamur të madh serb në mes fshatit Rudarë dhe mbanin në duar pankarta me shkrime të ndryshme si: “Nuk kemi lind fëmijë për snajper të Kurtit”, “Kjo nuk është Gjermania është Serbia”, “Presidenti Vuçiq, mbështetemi tek ti” etj.

Gjatë protestës, pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it e monitoruan sigurinë ndërsa nuk u pa asnjë pjesëtarë i Policisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.