
Fitim Mehmeti nga Prishtina ka nevojë për ndihmë, pasi që ai vuan nga një sëmundje e rëndë, kancer në kanalet urinare dhe urgjentisht duhet trajtimi jashtë vendit, për të cilin familja nuk ka mundësi financiare.
Ndihmën financiare nga populli për shërimin e Fitimit, e ka kërkuar gazetarja Flutura Gashi Mehmeti, njëherit edhe bashkëshortja e Fitim Mehmetit.
“Pas një operacioni te rende dhe te kushtueshëm ne majin e vitit te kaluar ne Turqi, bashkëshorti im është diagnostikuar këto ditë sërish me kancer ne kanalet urinare. Për sëmundjen do te duhet serish trajtimi jashtë vendit, qe pritet ë kushtojë sërish shumë, dhe qe do të jetë i papërballueshme për ne si familje. Vajza e agjës se tij që jeton në Gjermani, Fjolla Mehmeti Hakaj, ka hapur një fond atje ku secili, aq sa ka mundësi, mund të na ndihmojë. Faleminderit shumë paraprakisht!”, ka shkruar Flutura Mehmeti.
Familja Mehmeti kërkon ndihmën e qytetarëve zemërmirë, të cilët kanë mundësi sado pak të kontribuojnë në sigurimin e mjeteve financiare për Fitimin.