Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj për Ligjin për Zyrtarë Publikë: Kapja e shtetit prej Kurtit sot u jetësua

Gazeta10
22 December 2022 - 20:25

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publik,  kapja e shtetit prej kryeministrit Albin Kurti u jetësua sot.

Molliqaj tha se tendencat autoritare asnjëherë nuk vetë mjaftohen, e që sipas tij, Kurti nuk do të ndalet me kaq, raporton Gazeta10.

“Miratimi sot në lexim të dytë i Ligjit për Zyrtarët Publik vë një prej themeleve më të rëndësishme legjislative në shërbim të kapjes së shumë prej institucioneve publike, pavarësia e së cilave është jetike për demokracinë dhe liritë e fituara në Kosovë. Nga sot aparati shtetëror i Republikës së Kosovës do jetë lehtë i cenueshëm ndaj tendencave tashmë të dëshmuara autoritare të Albin Kurtit dhe partisë vegël të tij. Kapja e shtetit është e rrezikshme prej kujtdo që kapet. E këtë lloj kapje që është e hapur dhe e shkruar, e kemi paralajmëruar para shumë viteve si mënyrën e veprimit të Albin Kurtit. Atë sot, për fatin tonë të keq, e gjeni në frymën dhe përmbajtjen e këtij ligji.”, ka shkruar ai.

Ai tha se Kurtit tani i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.