Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj rrëfen detaje nga vizita e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Gardianët më përqafuan

Gazeta10
22 December 2022 - 21:54

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj ka folur  për vizitën e tij, në Hagë ku i ka vizituar ish-shokët e luftës për çlirimin e Kosovës, ish- drejtorin politike të UÇK-ës, Hashim Thaçin, Ish- zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin, Ish- Shefin e Shërbimit Informativë të Kosovës, Kadri Veselin dhe Ish-inspektorin e UÇK-së, Rexhep Selimin.

Limaj ka rrëfyer rikthimin e tij në Hagë pas 20 vjetëve ku ka thënë se për të ka qenë diçka që ai nuk e kishte imagjinuar që mund të vinte dita që ai do t’i vizitonte krerët e UÇK-së në Hagë pas 20 viteve nga lirimi i tij nga burgu i Hagës ku ishte shpallur i pafajshme.

“Skam besuar që do të vije një situatë e tillë. Që do të kthehem pas 20 viteve si vizitor për t’i vizatuar bashkëluftëtarët e mij, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtetetndërtimit”, ka rrëfyer Limaj.

“Kur kam hyrë në Holandë me janë kujtuar të gjitha sakrificat e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, unë e kisha për herën e parë që bëjë vizitë në Hagë. Familjaret e mi me kanë ardhur me kanë vizatuar për 3 vitet me radhë , edhe  unë e ndjeva atë dhimbje – vuajtje e sakrifica të cilat ata i kanë kaluara gjatë gjithë asaj sfide që unë kam pasur sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se në ndërtesën e burgut të Hagës ai i ishte mësuar që ta vizitonin edhe jo t’i vizitonte të tjerët.

“Me diltë parasysh takimi me familjarët e mijë, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e dijë mirë, edhe për ata hezitojë se dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq, kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë”, ka thekuar ai.

Ndërkohë ai ka thënë se i ka parë edhe rojet e burgut të cilët e kish ruajtur atë sa kishte qenë i burgosur në Hagë.

“Njëri nga gardianët me njohu me thirri Limaj edhe u përqafova më të. Pas 20 vjetëve ende punonte aty, dhe i thash nuk me paske harruar, ma kthehu duke më thënë nuk paskna ndryshuar”, ka treguar Limaj.

Ndërkohë ai ka thënë se po e ka të vështirë  t’i përshkruaj emocionet e takimeve me shokët e luftës.

“Fatkeqësisht janë aty ku janë, por fatmirësisht e di që nuk janë për shkak të veprave të tyre që duhet të shkohet në gjykatë, por janë për shkak të një vepëre të madhe të lirisë së Kosovës, ata e shohin si një sakrificë”, ka përfunduar Limaj./Portalidukagjini

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.