
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, ka kërkuar që në veri palët t’i shmangin tensionet teksa ka thënë se zgjidhja duhet të gjindet përmes dialogut, raporton Gazeta10.
Ai përmes një deklarate zytare, ka thënë se inkuraojnë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Komandati i KFOR-it ka thënë se pret që të gjitha palër të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës.
Më tej, thuhet se KFOR mbetet vigjilent për ta përmbushur mandatin e tij.
“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut. Mbesim vigjilentë dhe plotësisht të aftë për ta përmbushur mandatin që bie nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të gjitha komunitetet në Kosovës. Zgjidhjet duhet të gjenden nëpërmjet dialogut”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ristuccias. / Gazeta10