Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla pas sulmit në veri: Vuçiqi po vazhdon me lojërat e tij

Gazeta10
26 December 2022 - 0:22

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë sërish thirrje për heqjen e barrikadave në veri.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me propagandat e tij. Sveçla ka shtuar se Serbia duhet të ndalojë organizimin e strukturave ilegale në Kosovë.

“Lojërat e Vuçiqit po vazhdojnë. Fillimisht thanë se kishte përplasje në Z. Potok të nxitur nga Policia e Kosovës. Pasi e kuptuan se kishin sulmuar KFOR-in, po duan të mohojnë gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen. Serbia duhet të ndalojë së organizuari strukturat ilegale që kanë synim destabilizimin”, shkroi Sveçla në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.