Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lëvizja serbe: Nëse s’frenohen qëllimet kriminale të Vuçiqit, do t’ketë gjakderdhje në Kosovë e Serbi

Gazeta10
26 December 2022 - 14:27

Lëvizja Qytetare serbe “Odgovor” ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në veri të Kosovës.

Kjo lëvizje me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se fajtor për këtë gjendje përgjegjësë është presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tyre, Lista Serbe, Brigada e Veriut dhe Wagner do të shkaktojnë gjakderdhje në Kosovë e Serbi, duke shtuar se serbët në veri të vendit janë peng të Vuçiqit.

“Organizatat terroriste Lista Serbe, Brigada e Veriut dhe Wagner, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiq, do të shkaktojnë gjakderdhje në Kosovë e Serbi, nëse nuk e frenohen urgjentisht qëllimet e tij kriminale! Serbët në Kosovë janë peng të Vuçiqit”, theksojnë ata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.