Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Shakira feston Krishtlindjet me fëmijët në shkretëtirën e Dubait

Gazeta10
26 December 2022 - 14:58

Shakira po jeton një Krishtlindje shumë të ndryshme në këtë 2022, një vit i shënuar nga divorci i saj traumatik nga Gerard Pique, babai i dy fëmijëve të saj, Milan dhe Sasha.

Për herë të parë fëmijët i kanë kaluar këto festa larg ish-futbollistit dhe këngëtarja ka dashur të tregojë se cili ka qenë plani dhe arsyeja e saj.

“Në shkretëtirë duke kërkuar qetësi këtë Krishtlindje”, ka shkruar Shakira në llogarinë e saj në Instagram për të shoqëruar një imazh në të cilin shfaqet me dy fëmijët e saj, teksa mban një zog të stërvitur në krahun e djathtë.

Destinacioni i zgjedhur nga artistja ishte Dubai, ku ajo mbërriti të mërkurën e kaluar dhe ku mund të qëndronte deri më 30 dhjetor, datë e rënë dakord për t’i dorëzuar fëmijët te babai i tyre për të festuar natën e Vitit të Ri.

Ish-çifti, Shakira dhe Pique i dhanë fund lidhjes pas një romancë prej 12 vitesh, së fundmi ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.