
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka tejkaluar lëndimin që e kishte në muskul dhe i është rikthyer fushës së blertë.
Rrahmani ka filluar stërvitjet me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme që Napoli e luan kundër Interit më 4 janar.
28-vjeçari ishte jashtë fushave për rreth tre muaj, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Cremoneses.
Rrahmani para këtij lëndimi po kalontë në formë jetësore me ekipin napolitan, ku ishte lider në mbrojtjen e Napolit.
Ai është një nga më meritorët që Napolin është lider në Serie A dhe që ka arritur fazën e eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi ‘Dardan’ ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.
Kapiteni i Kosovës është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ku u transferua nga skuadra tjetër italiane, Hellas Verona.