
Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10
Blerja e produkteve ushqimore për festat e fundvitit do të jetë më e vështirë për shumë familje. Kjo pasi produktet bazë gjatë vitit kanë shënuar ngritje. Qytetarët janë shprehur se çmimet janë shumë të larta për standardet e Kosovës. Ndërkaq, njohës të ekonomisë thonë se këtë vit shporta e fundvitit do të kushtojë shumë më shtrenjtë.
Raftet e marketeve janë të mbushura përplotë, por njëllojë nuk do të jenë edhe ato të kuzhinave të shumë familjeve për festat e fundvitit.
Qytetarët janë shprehur se çmimet e produkteve bazë janë tepër të larta e të papërballueshme për ta.
Madje, ata thonë se çmimet janë më të lartë se sa në vendet e BE-së.
Sipas Agjenicsë së Statistikave të Kosovës, artikuj si mielli, buka, vaji e të tjera, janë shtrenjtuar.
Mielli nga 0.64 cent është rritur për 0.82, buka e bardhë nga 0.42 në 0.51, mishi nga 6.91 në 8.84.
Derisa, familjet në vitin 2021 kanë shpenzuar rreth 160 euro për shportën e fundvitit, këtë vit shuma pritet të shkojë në 200 euro.
Poashtu, sipas njohësve të ekonomisë, këtë vit do të rritet përqindja e familjeve që nuk do mund t’i ndjekin trendet festive shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike në vend.
Tash e gati një vit, çmimet e produkteve bazike kanë shënuar ngritje, disa prej tyre edhe 50 për qind më shtrenjtë.