Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmet ndaj gazetarëve në Veri, reagon Gërvalla

Gazeta10
26 December 2022 - 23:37

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në Veriun e Kosovës.

Të hënën është sulmuar ekipi televiziv i Klan Kosovës, ku gazetarja dhe shoferi kanë mbetur të lënduar.

“Dënojnë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës. Gjatë 3 javëve të fundit kanë sulmuar gazetarët vazhdimisht, këto janë grupe kriminale  që tentojnë të destabilizojnë Kosovës”.

Gërvalla ka kërkuar që të ketë reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë. Kjo duhet të ndalet. Tani”, ka reaguar Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.