Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reali në kërkim të një mbrojtësi të majtë, Davies dëshira kryesore e ‘Los Blancos’

Gazeta10
27 December 2022 - 16:07

Real Madridi është në kërkim të përforcimit të krahut të majtë të mbrojtes.

Mediat spanjolle raportojnë se ‘Los Blancos’ kanë objektiv për vitin 2024 mbrojtësin kanadez, Alphonso Davies.

Kampioni ne fuqi i Europës ka nisur tashmë bisedimet me agjentët e futbollistit dhe në verën e vitit 2024 planifikojnë t’i dërgojë Bayernit ofertë zyrtare për kanadezin.

Real Madridi po çalon në anën e majtë të mbrojtjes, pasi Ferland Mendy nuk po kalon në formën e tij më të mirë.

Davies ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.

22-vjeçari erdhi te ‘Bavarezët’ në vitin 2019 nga ekipi që luan në MLS, Vancuver, për shumën e 10 milionë eurove.

Që nga ardhja e tij te gjiganti gjerman, Davies ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në botë sa i përket pozitës së mbrojtësit të majtë.

Përveç Davies, Real Madridin planifikon që në verën e ardhshme të sigurojë shërbimet edhe të yllit tjetër të Bundesligës, Jude Bellingham.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.