
Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje mërgimtarëve që për shkak të bllokimit të pikës kufitare në Merdarë nga grupet kriminale serb, të shmangin këtë pikë kufitare duke përdorur ato në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit, shkruan Gazeta10.
Po ashtu, MPJ-ja ka bërë të ditur se duke pasur parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ka ftuar mërgimtarët që të përcjellin informacionet nga Policia e Kosovës.
📢INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) December 27, 2022
⛔️Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në #Merdarë. pic.twitter.com/avagNRIJnM