Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria aprovon kërkesën për strehim të gazetarëve nga Afganistanit në vend

Gazeta10
28 December 2022 - 13:05

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën për strehim të gazetarëve nga Afganistani në vend, raporton Gazeta10.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në njoftim është bërë e ditur se janë ndarë mjetet buxhetore për një periudhë dy vjeçare për strehimin e gazetarëve që po ikin nga Afganistani.

Tutje, bëhet e ditur se ky projekt është bërë në bashkëpunim me Federatën Europiane të Gazetarëve dhe Qendrën Europian për Liri të Shtypit dhe Medias si dhe përkrahja e Qeverisë Gjermane.

Këtu keni njoftimin  e plotë:

“Kosova ofron ndihmë për gazetarët e Afganistanit – Qeveria aprovon kërkesën për strehimin e tyre në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarjen e mjeteve buxhetore, për të strehuar në Kosovë për një periudhë dy vjeçare, pesë gazetarë që po ikin nga persekutimi në Afganistan.

Republika e Kosovës do t’iu siguroj të gjitha kushtet e strehimit, punës dhe kthimit për në vendlindje, sapo të krijohet siguri për kthimin e tyre në Afganistan.

Projekti për strehimin e gazetarëve afgan në Kosovë, bëhet në suazat e bashkëpunimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, si dhe përkrahjen nga Qeveria Gjermane.

Ky projekt është në harmoni me qëndrimin e Republikës së Kosovës për solidarizim me të drejtën e pakontestueshme të gazetarëve për ushtrimin e profesionit të tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt, si dhe në frymën e mbrojtjes së të drejtave universale të njeriut.

Identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve që do jenë përfitues të projektit, do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky është projekti i dytë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës realizon për gazetarët të cilëve iu është cenuar jeta dhe siguria në vendin e tyre.

Strehim në kushte të njëjta ka ofruar edhe për gazetarë nga Ukraina, pas pushtimit nga Rusia, përmes programit “Gazetarët në Rezidencë –Kosova”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.