Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria i dërgon raport Perëndimit për situatën në veri, përmend edhe sulmin ndaj gazetarëve

Gazeta10
28 December 2022 - 13:07

Qeveria e Kosovës i ka dërguar një raport të detajuar qeverive perëndimore në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të nxitur dhunën në vend, ka bërë të ditur njohësi i politikave për Ballkan, Jasmin Mujanoviq, i cili ka siguruar një kopje të këtij raporti.

Në këtë raport, ndër të tjera, u përmend edhe sulmi i vazhdueshëm ndaj gazetarëve nga një grup serbësh të cilët hodhën gurë në drejtim të veturës afër barrikadës në Zupç, ku si pasojë mbetën të lënduar shoferi dhe gazetarja.

“Më 26 dhjetor për të katërtën herë gazetarët nga jugu i Kosovës sulmohen, me dy nga ta që edhe u lënduan nga hedhja e gurëve nga një grup serbësh të maskuar. Të njëjtën ditë, ushtria e Serbisë, e cila tash e disa vjet  grumbullon rezervat e armëve nga Rusia,  është  urdhëruar për gjendjen më të lartë të gatishmërisë, përfshirë topa me rreze të gjata”, thuhet në raportin e Qeverisë së Kosovës dërguar qeveritë e tjera perëndimore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.